Wednesday, April 3, 2013

Me asistencen e Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi Z. Kastiot Haskaj u organizuar me date 24/03/2013 ndeshja miqesore e futbollit ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Litanise.

Friday, March 22, 2013

Ne ambjenete e zyrave te Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi me rastin  e festes kombetare te Lituanise zhvillohet pritja me rastin pjesetare te trupeve dipllomatike ne shqiperi si dhe anetare te komunitetit te biznesit.

HISTORIA DHE VLERAT

Ne jemi krenarë për historinë tonë dhe u tregojmë vazhdimisht mysafirëve tanë të huaj mbi gjërat që na prekin dhe na mbushin shpirtin, na japin forcë dhe na bëjnë të veçantë e të njohur në të gjithë botën.

SHOQËRIA DHE NJERËZIT NË LITUANI

Nëse doni vërtet të njihni Lituaninë duhet që në fillim të njihni njerëzit e saj. Shumica e lituanezëve janë shumë të sinqertë, mikpritës dhe të gjendur dhe, si të tillë, ne presim të njëjtin trajtim edhe nga mysafirët tanë. Lituanezët janë njerëz jetëgjatë kështu që, nëse do të keni mundësinë të flisni me njerëz më të moshuar do të sillni në vendin tuaj shumë histori dhe përvoja interesante.

Çfarë të shihni

Lituania është një vend relativisht i vogël por ju do të befasoheni se sa shumë gjëra ka për të parë dhe vizituar. Ju mund tëzgjidhni mes mënyrave të ndryshme për të eksploruar vendin. Mund tëkufizoheni vetëm duke vizituar objektet e UNESCO-s apo të trashëgimisë kulturore apo mund të doni të vizitoni zona të caktuara etnografike për tëmarrë një ndjesi të mënyrës së tyre të jetesës, dialekteve, sjelljes së veçantë apo kuzhinës autentike.

Një udhëtim në qytetet e mëdha të vendit do të ishte po aq interesant. Në qytetet e mëdha do të ndesheni me më shumë rrëmujë dhe urbanizim, ndërsa në qytetet e vogla koha duket sikur ecën shumë më ngadalë. Përfitoni nga kjo: shikoni objekte me vlerë kulturore dhe arkitekturore, vizitoni muzetë, bëni një shëtitje në park, shikoni bukurinë e peizazhit që përshkohet nga lumenj e liqene.

Një tjetër mënyrë për të parë Lituaninë është të vizitoni parqet e saj kombëtare, territore të administruara nga shteti ku ruhen peizazhet, ngulimet autentike dhe vlerat kulturore. Lituania ka pesë parqe kombëtare: Aukštaitija, Žemaitija, Trakai Historikl, Dzukija dhe Gadishulli Kuronian. Të gjithë ata janë shumë të ndryshëm.
Ne kemi shumë gjëra për t’u ofruar edhe atyre që preferojnë ta kalojnë pushimin e tyre ne mënyrë aktive. Ata mund të lundrojnë me kanoe në një lumë të rrëmbyeshëm ose të bëjnë një shëtitje me biçikletëpër të vizituar vendin, të fluturojnë me deltaplan apo me balonë.
Dëshiron shumë të ikësh nga qyteti i zhurmshëm? Atëherë mund të shkoni për turizëm në fshat. Një banjë e nxehtënë një vaske druri në fushë të hapur duhet provuar patjetër! Edhe nga ngrica më e madhe nuk duhet të keni frikë; thjesht mendoni për romancën që endet në ajër nën qiellin me yje të natës!

Trashëgimia e UNESCO-s
Teksa vizitoni vendet e përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të shikoni diçka që s’e keni parë kurrë në asnjë vend tjetër: Qendrën Historikë unike të Vilniusit.

Qyteti i Vjetër, që është një nga qytetet më të mëdha e më të bukura në Evropën Qendrore dhe Lindore; Kernave, kryeqyteti i parë i Lituanisë, që ka ruajtur deri në ditët e sotme gjurmë të fazave më të rëndësishme të historisë së njerëzimit; parajsa lituaneze, Gadishulli Kuronian. Do të keni gjithashtu mundësinëtë shihni një gjini të papërsëritshme të artit popullor lituanez, gdhendjes së kryqeve, të mësoni rreth Festivaleve të Këngës dhe të dëgjoni këngë polifonike lituaneze të quajtura “sutartines” në lituanisht.
 
Trashëgimia kombëtare
Nëse vizitoni rajonet e ndryshme shumë shpejt do të zbuloni se edhe pse është relativisht e vogël Lituania është vend shumë i larmishëm. Historia jonë gjithnjë në ndryshim i ka shtuar një sërë karakteristikash dhe nuancash të ndryshme kulturës dhe trashëgimisë lituaneze. Me të mbërritur këtu ju pa dyshim do të shikoni, ndjeni, dëgjoni dhe provoni pak nga të gjitha kohët dhe epokat.
 
Shembulli më i mirë është Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë. Ky qytet, me një popullsi mbi gjysmë milioni, krenohet me pemët shekullore, ndërtesat mbresëlënëse prej druri ndërtuar në kohët e shkuara, çifligjet e mbrojtura me shumë kujdes dhe të ruajtura deri në ditët tona, banesat e fisnikëve të shquar, kishat me kambanoret deri në qiell, manastiret e mbuluara me një vel misteri, varre e rrënoja dhe, sigurisht, shumë më tepër arkitekturë moderne të shekujve të hershëm e të vonshëm. Kjo është tipike për gjithë Lituaninë, vetëm se jo kaq e ngjeshur, por gjithsesi më e gjallë e më e dukshme sesa në kryeqytet. Kështu që ejani me ne për një udhëtim në vëzhgim të trashëgimisë kulturore rreth Lituanisë, duke filluar nga katër kryeqendrat tona historike.

Rajonet
Lituania, edhe pse është një shtet me territor të bashkuar, ndahet në pesë rajone që janë krijuar që në shekullin XIII: Aukštaitija (ose Malësia, zona verilindore dhe lindore), Žemaitija (Samogitia, ose Ultësira, zona veriperëndimore), Dzukija (e quajtur edhe Dainava, zona juglindore), Suvalkija (e quajtur edhe Suduva, zona jugore dhe jugperëndimore) dhe Lituania e Vogël (zona bregdetare).

Edhe sot këto rajone etnografike ndryshojnë nga dialektet, nga disa aspekte të caktuara të jetesës, të të ushqyerit dhe sjelljes, ndërsa në të kaluarën më të largët, përpara fundit të shekullit XIX, kishte ndryshime të spikatura nëstilin e veshjeve dhe shtëpive si edhe në strukturën e fshatrave.
 
Qytetet kryesore
Nëse nuk jeni në Lituani vetëm për pak ditë mos u kufizoni vetëm me Vilniusin. Vizitoni qytetet e tjera më të mëdha të vendit duke qenë se secili prej tyre është unik dhe interesant në mënyrën e vet. Në secilin prej tyre do të shihni objekte kulture dhe arkitekture me vlerë, muze, parqe, peizazhe të bukura me liqene dhe lumenj. Pra ejani të bëjmë një shëtitje të shkurtër nëpër Lituani!

  • VILNIUS
  • KAUNAS
  • KLAIPEDA
  • ŠIAULIAI
  • PANEVEŽYS
  • ALYTUS
  • UTENA
  • MARIJAMPOLE
  • TAURAGE
  • TELŠIAI

Parqet kombëtare
Parqet kombëtare janë zona të mbrojtura nga shteti për shkak të peizazhit të tyre të veçantë për rajonin, ngulimet e spikatura apo vlerat kulturore. Në parqet kombëtare promovohet turizmi njohës, vëzhgimi i vlerave natyrore dhe kulturore. Aktiviteti njerëzor në park është i kufizuar, në mënyrë që të mos dëmtohet natyra. Në Lituani janë pesë parqe kombëtare: Aukštaitija, Žemaitija, Trakai Historik, Dzukija dhe Gadishulli Kuronian.

Bregdeti Baltik
Ne jemi krenarë dhe të lumtur që jemi një vend në bregun e Detit Baltik, një nga brigjet më të bukura në Evropë. Sigurisht, deti në ngjyrë jeshile dhe rëra e imët dhe e bardhë i tërheq pushuesit më së shumti në ditët më të nxehta të verës, por mund të shihen njerëz që shëtisin buzë detit edhe në fillim të pranverës apo vjeshtën e vonë. Palanga është lokaliteti më i njohur bregdetar, pasuar nga Gadishulli Kuronian, një gadishull i gjatë dhe i ngushtëqë laget në njërën anë nga Deti Baltik ndërsa në anën tjetër nga Laguna Kuroniane.

Plazhet në Nida dhe Juodkrante, dy nga katër komunitetet e këtij gadishulli, mbajnë Flamurin Blu vit pas viti. Flamuri Blu është një privilegj vetëm i atyre plazheve dhe moleve që plotësojnë kërkesat e Fondacionit Ndërkombëtar për Edukimin Mjedisor. Përmbushja e kërkesave verifikohet nga Lëvizja e Gjelbër Lituaneze dhe Fondacioni për Mbrojtjen e Mjedisit gjatë çdo sezoni pushimesh. Nëse gjenden mangësi Flamuri Blu duhet të ulet dhe mund tëngrihet sërish vetëm pasi të jenë ndrequr të gjitha mangësitë.
 
Deti Baltik nuk është shumë i kripur, ngaqë mbledh shumë ujë të ëmbël nga lumenjtë që derdhen në të, nga shirat dhe dëbora. Baticat e shkaktuara nga hëna ndjehen shumë pak në Detin Baltik.

Deti Baltik ka njëbreg të gjerë dhe të butë të tipit lagunë, që është një përparësi për familjet me fëmijë të vegjël që vijnë me pushime.
Porti detar Klaipeda në Detin Baltikështë një port pa akull. Edhe pse në dimër ka ngrica, akulli është i hollë dhe nuk nevojiten akullthyese për ta mbajtur të lundrueshëm.

Pushimet në fshat
Turizmi rural është bërë jashtëzakonisht i përhapur vitet e fundit. Jo shumë lituanezë rendin për pushime në Detin Baltik apo në një vend të huaj. Shumë prej tyre qëndrojnë për t’i kaluar pushimet në turizmin rural në vend, në vendin e tyre të preferuar apo në një destinacion që ndryshon herë pas here. Shtëpitë e pushimit në fshat zakonisht gjenden pranë ujit, liqeneve ose lumenjve, dhe pronarët e tyre ofrojnë një sërë argëtimesh për pushuesit, që nga sauna apo banja në shesh të hapur në vaskë druri ku s’ka pse të kesh frikë as nga ngrica më e ashpër (dhe mendoni për romancën që mbush ajrin nën qiellin me yje të natës!)deri tek fushat e basketbollit e volejbollit, biçikletat, barkat apo kanoet. Këtu s’do ta çoni kohën dëm.
 
Nëse doni të mësoni sa të zotë janë lituanezët, vizitoni zejtarët tanë, shumica e të cilëve e kanë mësuar vetë zejen. Ata do t’ju tregojnë me kënaqësi zejet e tyre dhe madje edhe do t’ju mësojnë. Dhe përveç kësaj, ata do t’ju shesin gjërat që ju pëlqejnë.
 
Provoni çastet e paharrueshme të pushimeve në Lituani.

Nëse nuk doni ta kaloni kohën vetëm buzëliqenit apo lumit, shikoni listën e vendeve turistike që keni afër. Janë rreth 1,000 të tilla në Lituani, që ofrojnë shumë gjëra për të bërë e për të parë: kisha madhështore dhe rezervate natyrore, mullinj, pemë me madhësi dhe moshë mbresëlënëse, monumente,muze.
 
Kaloni pushime të paharruara në fshatin lituanez!
Fakte dhe shifra:

  • Rreth 400 shtëpi pushimi në fshat
  • Rreth 150 zejtarëme dëshirën për të ndarë aftësitë e tyre
  • Rreth 1,000 vende turistike

Pushimi aktiv
Nëse pushimet buzë detit apo liqenit nuk bëjnë për ju, patjetër do të gjeni se ku ta kaloni kohën në Lituani. Nëse një lumë i qetë ju duket i mërzitshëm,provoni lundrimin me kanoe natën në një lumë të rrëmbyeshëm. Po ecja me biçikletë, loja paintball apo garat me makina kart si ju duken? Këto janë vetëm disa nga shembujt e argëtimit që do të gjeni në Lituani.

Mund edhe të fluturoni me deltaplan ose ta shihni vendin me sytë e një zogu hipur në një balonë. Ajo mund të fluturojë shumë ulët, mbi majat e pemëve apo çatitë e shtëpive apo të rrëshqasë mbi bar, por mund të ngrihet edhe dy apo tre kilometra nga toka. Apo do të preferonit tëshijonit një fluturim të vërtetë akrobatik? Atëherë ejani të hipni mbi një avion që arrin shpejtësinë 400 km/orë.
 
Shoferëve fillestarë dhe atyre me përvojë u ofrojmëtë ngasin një motor sportiv me katër rrota, është gjithnjë argëtues për këdo. Peshkatarët e përkushtuar mund të provojnë fatin në Detin Baltik apo në Lagunën Kuroniane. Zhytësit mund të eksplorojnëbotën nënujorenë liqenet e shumtë si Trakai, Moletai, Švencionys dhe Zarazai. Nëse preferoni të qëndroni mbi ujë por s’e keni problem të lageni, provoni një garë me barka në Liqenin Lake Galve në Trakai.