Komunikimi
- Lituanishtja është gjuha kombëtare zyrtare, por shumica e biznesmenëve flasin anglisht dhe rusisht.
- Takimet caktohen më përpara dhe konfirmohen me telefonatëapo me e-mail. Edhe rendi i ditës i takimit përcaktohet më përpara.
- Ka një traditë të shkëmbimit të kartëvizitave gjatëtakimit të parë.
- Lituanezët janë shumëtë përpiktë. Ju do të merrni patjetër një telefonatënga një vizitor pak minuta përpara takimit, nëse ai mendon se do të vonohet më shumë se pesë minuta. Vizitorët pritet që të vijnënë kohë për çdo takim.
Vendimmarrja
- Procesi i vendimmarrjes në Lituani është relativisht i shpejtë. Thjesht ju duhet të bini dakort për një datë të caktuar me partnerin dhe vendimi do të jetë gati në atë datë.
- Afatet pritet që të respektohen. Procesi i planifikimit mund të jetë pak i gjatë dhe i hollësishëm, por pasi planifikimi përfundon, projekti do të ecë shumë shpejt.
Paraqitja
- Veshja e biznesit në Lituani është konservatore. Biznesmenët zakonisht veshin kostume të errëta në vjeshtë dhe në dimër. Kostumet e çelëta vishen në verë.
- Edhe femrat që merren me biznes vishen me stil konservator, zakonisht me kostume të errëta dhe bluza të bardha.
Sjellja
- Një shtrëngim duarsh ështëi zakonshëm si në fillim ashtu edhe në fund të një takimi dhe kur shkoni për vizitë në një shtëpi. Njerëzit që punojnë bashkë prej vitesh ende shtrëngojnë duart çdo mëngjes, si tëjetëhera e parëqë takohen. Sigurohuni që ta shihni tjetrin drejt në sy kur shtrëngoni duart.
- Lituanezëve u pëlqen të kenë një hapësirë të madhe personale rreth vetes. Distanca e pranueshme është sa gjatësia e krahut të shtrirë.
- Nëse jeni për darkë në një shtëpi, është me vend të sillni një dhuratë, si njëshishe verë, një ëmbëlsirë apo një buqetë me lule për gruan.