Lituania...
...ështënjë vend modern, dinamik dhe i hapur nëEvropën Veriore.
...qendra kryesore e transportit në Evropën Perëndimore.
...vlerësohet si një nga vendet me cilësinëmë të lartë të jetesës mes më shumë se 190 vendeve në botë. Në Indeksin Ndërkombëtar të Cilësisë së Jetës 2010 Lituania është renditur në vendin e 22-të në botë për kritere që konsistojnë në nëntë kategori: kostoja e jetesës, kultura dhe argëtimi, ekonomia, mjedisi, liria, shëndeti, infrastruktura, siguria, rreziku dhe klima.
Lituanezët...
...Nga kombet më të arsimuara në BE
Lituanezët janë nga njerëzit më të arsimuar në Bashkimin Evropian. Mbi 90% e personave me moshë 25-64 vjeç kanë arsim të mesëm ose të lartë(krahasuar me 70% të mesatares së BE). Rreth 30% e lituanezëve kanë kualifikim të lartë, që është më shumë se mesatarja e BE prej 24% (Eurostat).
...Folës të shumë gjuhëve
Lituanezët janë të zotë në të folurin e gjuhëve të huaja dhe nuk është për t’u habitur që Lituania e gjen veten në pesë vendet e BE me numrin më të madh të njerëzve që flasin rrjedhshëm të paktën një gjuhë të huaj. 90% e lituanezëve mund të bisedojnë në një gjuhë të huaj (zakonisht në anglisht, rusisht dhe polonisht) dhe kjo e kalon ndjeshëm mesataren e BE prej 50%. Rreth gjysma e popullsisë lituaneze flet dy gjuhë të huaja (Eurostat).
...kanë arritur disa rezultate domethënëse në nivel global. Specialistët lituanezë të farmaceutikës krijuan një variant më të lirë, por jo më pak të efektshëm të një ilaçi për trajtimin e kancerit. Gjithashtu, kompanitë lituaneze të lazerit ishin ndër të parat në botë që e transferuan kërkimin në prodhim.