Wednesday, April 3, 2013

Me asistencen e Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi Z. Kastiot Haskaj u organizuar me date 24/03/2013 ndeshja miqesore e futbollit ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Litanise.

Friday, March 22, 2013

Ne ambjenete e zyrave te Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi me rastin  e festes kombetare te Lituanise zhvillohet pritja me rastin pjesetare te trupeve dipllomatike ne shqiperi si dhe anetare te komunitetit te biznesit.

HISTORIA DHE VLERAT

Ne jemi krenarë për historinë tonë dhe u tregojmë vazhdimisht mysafirëve tanë të huaj mbi gjërat që na prekin dhe na mbushin shpirtin, na japin forcë dhe na bëjnë të veçantë e të njohur në të gjithë botën.

SHOQËRIA DHE NJERËZIT NË LITUANI

Nëse doni vërtet të njihni Lituaninë duhet që në fillim të njihni njerëzit e saj. Shumica e lituanezëve janë shumë të sinqertë, mikpritës dhe të gjendur dhe, si të tillë, ne presim të njëjtin trajtim edhe nga mysafirët tanë. Lituanezët janë njerëz jetëgjatë kështu që, nëse do të keni mundësinë të flisni me njerëz më të moshuar do të sillni në vendin tuaj shumë histori dhe përvoja interesante.

Historia

Ne jemi krenarë për historinë tonë dhe u flasim vazhdimisht mysafirëve të huaj për gjërat qëna prekin dhe na mbushin shpirtin, na japin force dhe besim dhe që na bëjnëtë veçantë e të njohur në gjithë botën.

PARAHISTORIA E LITUANISË
Kolonët e parë të Lituanisë erdhën afërsisht 12000 pes. Në vitet 3000-2500 pes, Baltët Indo-Evropianë erdhën për të jetuar këtu. Në shekujt V – VIII grupime fisnore u formuan në territoret perëndimore: prusianët, jotvingianët, kuronianët, lituanezët dhe latgalianët. Në shekullin X fiset baltike pagane u bënë objekt i misioneve të Evropës Katolike. Në vitin 1009, emri i Lituanisë u përmend për herë të parënë raportin e shkruar të misionit të Shën Brunos.

MONARKIA DHE TOLERANCA
Në mesjetë Lituania e kishte tashmë shtetin e saj: Dukatin e Madh të Lituanisë (Magnus Ducatus Lithuaniae). Në përgjithësi pranohet fakti se shteti i Lituanisë u vendos nëpër hartat e botës në vijim të kurorëzimit të Mindaugas, sovranit të Lituanisë së konsoliduar, më 6 korrik 1253. Papati i dha shtetit titullin më të lartë të monarkisë, që do të thoshte se Lituania ishte njohur dhe pranuar në familjen e Evropës Perëndimore si anëtar i barabartë i sistemit politik. Me përqafimin e krishterimit në vitin 1387, Lituania zgjodhi të ndiqte rrugën perëndimore të zhvillimit. Gjatë periudhës pasuese u përhap gjuha e shkruar, u hapën shkolla, studentët lituanezë shkonin për studime në universitetet evropiane.

NGA BALTIKU NË DETIN E ZI
Ne arritëm një fitore tjetër të rëndësishme në betejën e Žalgiris (Grünwald) në vitin 1410 kur, në aleancë me Mbretërinë e Polonisë, mposhtëm Urdhrin e Kalorësve Gjermanikë. Pas betejës, Dukati i Madh i Lituanisë arriti kulmin e fuqisë sëtij, me territore që shtriheshin nga Baltiku në Detin e Zi dhe nga Polonia ne Smolensk, duke u bërë kështu një fuqi politike e rëndësishmenë Evropën Lindore dhe Qendrore. Suksesi i zgjerimit të Dukatit të Madh të Lituanisë bazohej në thelb tek toleranca etnike dhe fetare ndaj atyre që ishin konsideruar tradicionalisht armiq të mundshëm.

KUSHTETUTA E PARË E SHKRUAR NË EVROPË
Statuti Lituanez që ka shërbyer si kuadër ligjor dëshmon faktin se Lituania u bë pjesë e Evropës Perëndimore që në shekullin XVI. Mendimi ligjor u ngrit edhe më lart në fund të shekullit kur më 3 maj 1791 u miratua një kushtetutë. Ishte kushtetuta e parë në Evropë (përpara kushtetutës franceze) dhe e dyta në botë.

UNIVERSITETI MË I VJETËR NË EVROPËN LINDORE
Fillimet e arsimit të lartë në Lituani shënohen që në vitin 1579, viti kur u themelua Universiteti i Vilniusit. Themelimi i tij ishte ngjarja më domethënëse në jetën kulturore të shekullit XVI në Dukatin e Madh të Lituanisë, që pati edhe rëndësinë e vet politike. Universiteti i Vilniusit ishte shkolla e parë e lartëjo vetëm në Dukatin e Madh të Lituanisë, por në gjithë Evropën Lindore.

KONTRABANDA E LIBRAVE – DUKURIA E SHEKULLIT XIX
Kontrabanda e librave lindi si një rezistencë ndaj veprimeve shtypëse të autoriteteve cariste të Rusisë kundër Kishës Katolike Lituaneze, që konsistonin nëndalimin e librave të lutjeve në lituanisht dhe vendosjen me detyrim të besimit ortodoks rus. Veprimtaria e kontrabandimit të librave përfshinte shtypjen e librave, më së shumti në Prusinë e asaj kohe, Lituaninë e Vogël dhe Amerikë, kalimin e tyre në mënyrë të paligjshme në kufi dhe shpërndarjen e tyre. Edhe pse ata që bënin kontrabandën e librave ishin më së shumi fshatarë të zakonshëm, kjo lëvizje kulturore, që konsiderohet si pjesë e lëvizjes kombëtare lituaneze, i hapi rrugën shpalljes së pavarësisë së Lituanisë në vitin 1918 dhe, si një mënyrë për ruajtjen e identitetit kombëtar, e ka ruajtur rëndësinë deri në ditët e sotme. Pra kontrabanda e librave shpesh konsiderohet si dukuria historike e Lituanisë së shekullit XIX. Në vitin 2004, UNESCO e klasifikoi kontrabandën e librave si një dukuri të papërsëritshme dhe të paprecedent në botë.

1918 – 1940: PERIUDHA E BEGATISË
Në 16 shkurt 1918, 20 përfaqësues të guximshëm, të vendosur dhe të besuar të kombit lituanez nënshkruan Aktin e Pavarësisë së Lituanisë “duke rikrijuar një shtet të pavarur, të bazuar mbi parimet demokratike, me Vilniusin si kryeqytet, duke ndërprerë lidhjet e mëparshme me shtete të tjera”. Pas qëndresës që bëri në luftën për pavarësi kundër bolshevikëve dhe pushtuesve polakë, Lituania vendosi demokracinë e saj parlamentare në Asamblenë Kushtetuese (Steigiamasis Seimas) në 1920. Fluturimi historik i Steponas Darius dhe Stasys Girenas, të cilët ishin ndër të parët në botëqë fluturuan me aeroplan mbi Atlantik (nga SHBA në Evropë) në vitin 1933, u bënë një simbolkombëtar patriotizmi. Parimet e shoqërisë civile, vlerat kulturore dhe grupimet bujqësore që u krijuan gjatë kësaj periudhe e ndihmuan Lituaninët’i mbijetonte pushtimit sovjetik dhe më pas shërbyen si baza ideologjike për shpalljen e pavarësisë.

PUSHTIMI SOVJETIK DHE ANEKSIMI I LITUANISË
Më 15 qershor 1945, Bashkimi Sovjetik pushtoi Lituaninëdhe, më 14-18 qershor, filluan internimet masive të popullatës lituaneze drejt zonave të largëta të Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi në i mbijetuam vështirësive. U bëmë ballë pushtimeve, fillimisht nga sovjetikët, pastaj nga Gjermania naziste. Shumë lituanezëu bashkuan me grupet partizane për të luftuar për pavarësinë e Lituanisë. Periudha e luftës partizane është një nga ngjarjet më dramatike dhe tragjike të historisë së Lituanisë.

REVOLUCIONI ME KËNGË
Grupi Nismëtar i Sajudis (Lëvizja Lituaneze për Reforma), krijuar në qershor 1988, na frymëzoi me besim e shpresë. Lëvizja për pavarësi Sajudis shumë shpejt u përhap në të gjithë Lituaninë. Më 23 gusht 1989, ne u kapëm për dore për të formuar një zinxhir njerëzor 650 kilometra të gjatë nëpër Vilnius, Riga dhe Talin, për të shënuar 50 vjetorin e Paktit Molotov-Ribentrop si rezultat i së cilit Lituania humbi pavarësinë. Zinxhiri Baltikishte një veprim simbolik që i ndau shtetet baltike nga Bashkimi Sovjetik përmes së cilit populli ynë shprehu vullnetin për të qenë i lirë. Nuk na u desh të prisnim gjatë. Më 11 mars 1990 u krijua edhe një herë Shteti i Pavarur i Lituanisë. Gjithsesi, vullneti i popullit tonë u kundërshtua nga autoritetet e Bashkimit Sovjetik të cilët, më13 janar 1991, dërguan në Vilnius njësitë paraushtarake të stërvitura dhe të armatosura mirë. Por edhe nën kërcënimin e dhunës ne iu përgjigjëm agresionit të Bashkimit Sovjetik me paqe, pa armë, duke kënduar këngë dhe me besim të pashtershëm në fitoren tonë. Kjo është arsyeja pse këto ngjarje përmblidhen të gjitha nën emrin Revolucioni me këngë. Kjo ishte hera e tretë në histori që Lituania nisi një epokëtë një jetë të pavarur.

ANËTARËSIMI NË BE DHE NATO
Në vijim të anëtarësimit të saj në BE dhe NATO në vitin 2004, Lituania u bashkua sërish me familjen evropiane. Pasi u bë anëtare e BE, Lituania u bë një vend donator zyrtar dhe i ka dhënë ndihmë Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë, Kaukazit Jugor, Afganistanit dhe Irakut. Ajo gjithashtu ka përmbushur detyrimet shumëpalëshe brenda kuadrit të BE.

Kjo është historia jonë. Ne jemi trima e me vullnet të fortë dhe kështu i kemi kaluar të gjitha vështirësitë!