Para se të vini në Lituani verifikoni nëse ju nevojitet vizë dhe si mund ta merrni atë. Hyrja pa vizë në Lituani u mundësohet shtetasve nga 78 shtete. Gjithsesi, shtetasit e disa prej këtyre vendeve duhet të jenë mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit, speciale apo biometrike. Shtetasit e shteteve të tjera duhet të aplikojnënë misionet lituaneze diplomatike ose zyrat konsullore për një vizë Schengen apo kombëtare. Me të mbërritur mos harroni të blini Litas, monedha zyrtare lituaneze, që gjenden në çdo bankë.
Litas është monedha zyrtare lituaneze. Shumica e shitësve dhe ofruesve të shërbimeve pranojnë gjithashtu karta krediti dhe debiti. Që nga 2 shkurti 2002, Litas këmbehet me Euro me kursin zyrtar 3.4528 Litas për 1 Euro. Ky kurs duhet të mbetet në fuqi derisa Litas të zëvendësohet me Euro, gjë që planifikohet të ndodhë në vitin 2014. Përpara dhe gjatëqëndrimit tuaj në Lituani merrni pak kohë dhe mësoni disa shprehje kyçe në lituanisht dhe mos harroni informacione të rëndësishme si kufiri i lejuar i shpejtësisënë rrugët e vendit, si të gjeni adresat dhe itineraret, si të thërrisni një taksi të besuar dhe si të kërkoni ndihmë e si të merrni informacionin e nevojshëm.
VIZAT
Hyrja pa vizë në Lituani u mundësohet shtetasve nga 78 shtete. Gjithsesi, shtetasit e disa prej këtyre vendeve duhet të jenë mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit, speciale apo biometrike. Shtetasit e shteteve të tjera duhet të aplikojnë në misionet lituaneze diplomatike ose zyrat konsullore për një vizë Schengen apo kombëtare. Për përpunimin e kërkesave për vizëaplikohen tarifa konsullore. Në Republikën e Lituanisë lëshohen dy lloje vizash:
- Schengen A është një vizë aeroportuale që kërkohet dhe është e vlefshme për të kaluar në një zonë tranzit të një aeroporti ndërkombëtar të një ose disa vendeve të zonës Schengen. Schengen C është një vizë për qëndrim afatshkurtër. Ajo i bën të mundur mbajtësit të kalojë tranzit nëpër territorin e një shteti të zonës Schengen ose të qëndrojënë të deri në tre muaj për një periudhë të pandërprerë prej gjashtë muajsh që nga data e hyrjes së parë në territorin e shtetit Schengen.
- Viza kombëtare bën të mundur që mbajtësi i saj të hyjë në territorin e Republikës së Lituanisëdhe të qëndrojë në tëe shumta 3 muaj. Vizat kombëtare me një hyrje u lëshohen shtetasve të huaj që kanë një leje për qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Lituanisë. Vizat kombëtare me shumë hyrje u lëshohen shtetasve të huaj të cilët hyjnë në territorin e vendit për qëndrim afatgjatë.
Vizat mund të merren në misionet diplomatike dhe zyrat konsullore të Republikës së Lituanisë. Nëse vendi ku jeni shtetas apo person me qëndrim të përhershëm nuk ka mision diplomatik ose zyrë konsullore lituaneze, ju duhet të aplikoni nëmisionin diplomatik ose zyrën konsullore lituaneze më të afërt apo lehtësisht të arritshme në një vend tjetër.
Tarifat: për lëshimin e vizave aplikohen tarifat e mëposhtme:
- Vizë tranziti aeroportual (A) – 60 Euro
- Vizë tranzit (B) – 60 Euro
- Vizë për qëndrim afatshkurtër (C) – 60 Euro
- Vizë për qëndrim afatgjatë (D) – 60 Euro
- Dokumente tranziti të thjeshtuar – 5 Euro
Shtetasit e shteteve të cilat kanë marrëveshje me Komunitetin Evropian për lehtësim të regjimit të vizave do të duhet të paguajnënjë tarifë prej 35 Eurosh për një vizë Schengen ose 70 Euro për një vizë Schengen të lëshuar me urgjencë.
Lista e shteteve shtetasit e të cilëve nuk kanë nevojë për vizëpër të hyrë në Lituani.
MONEDHA
Litas është monedha zyrtare e Lituanisë, që ka qenë në qarkullim që nga 25 qershori 1993. Emërtimi i shkurtuar është Lt në Lituani ose LTL në nivel ndërkombëtar. Litas është përdorur edhe në periudhën ndërmjet luftërave (1922 – 1940). Emri Litas u sugjerua nga Vaclovas Vaidotas, njëanëtar i Komisionit Ekonomik të kohës. NjëLitas ka 100 centë Litas. Kartëmonedhat dhe monedhat Litas përmbajnëemërtimin në anën e përparmedhe simbolet e shtetit në anën e pasme. Që nga 2 shkurti 2002, Litas këmbehet me Euro me kursin zyrtar 3.4528 Litas për 1 Euro. Ky kurs duhet të mbetet në fuqi derisa Litas të zëvendësohet nga Euroja, gjë qëështë planifikuar të ndodhë në vitin 2014.
INFORMACIONE TË DOBISHME
Disa gjëra që duhet të dini për qëndrimin apo udhëtimin në Lituani:
- Kufiri i lejuar i shpejtësisëështë 50 km/orënë zonat e banuara, 90 km/orëjashtë qytetit në rrugë rajonale dhe 110 km/orë(1 nëntor – 31 mars) ose 130 km/orë(1 prill – 31 tetor) në autostradë.
- Mos ecni me shpejtësi: ka shumëkamera shpejtësie të instaluara dhe policia patrullon rregullisht në rrugë; për ecjen me shpejtësi vendosen gjoba të rënda.
- Në autostradëdo të gjeni qindra zona parkimi apo pushimi si edhe shumë ambiente për të ngrënë dhe motele. Gjithashtu, një rrjet i gjerë pikash karburanti do të shmangë problemet në udhëtimin tuaj, në rast se do vendosni të bëni një shëtitje të gjatë nëpër gjithë vendin.
- Kërkoni adresa apo rrugën më të shkurtër për të shkuar nga një vend në një tjetër? Përdorni Google Maps të Lituanisë nëwww.maps.lt. Kush tjetër mund ta njohë vendin tonë më mirë se ne?
- Përdorni navigator GPS kur udhëtoni? Atëherë do ju duhej të shkarkonit disa harta që përmbajnë informacion mbi pikat me interes në vendin tonë.
- Nuk i jepni makinës apo nuk keni marrë ende makinë me qera? Atëherë përdorni shërbimet taksi që funksionojnë 24 orë. Vizitoni www.etaksi.ltpër një listë tëshoqërive të taksive – të gjitha të besueshme! Madje mund të kërkoni taksi edhe përmes internetit!
- Nëse hasni probleme, lidhuni me shërbimet e emergjencës në numrin 112. Më shumë informacion do të gjeni nëwww.sos112.lt.
- Keni nevojë për informacion? Mënyra më e mirë për të marrë informacion mbi gjithçkaështë të telefononi 118 (www.118.lt) ose 1588 (www.1588.lt).