Lituania gjendet në zonën e pyjeve të buta, që ka florën dhe faunën e saj karakteristike. Shumica e pyjeve janë halore, bredh i kuq dhe mështeknë, ndërsa verri, frashëri dhe lisi gjenden në sasi më të vogël. Pyjet zënë thuajse një të tretën e territorit të vendit.
Gjatë vizitës në Lituani ju do të dëgjoni herët a vonë për kastorët; ata janë kafsha më e përhapur në vendin tonë. Kastorët, jashtëzakonisht pjellorë, ndërtojnë digat e shtëpizat e tyre në përrenjtë, liqenet dhe lumenjtë tanë. Ndërsa tani të flasim për lejlekët!
Më shumë
Lituania ka dendësinë më të madhe të lejlekëve në Evropë me 13 000 çifte. Kjo është arsyeja pse Lituania njihet si vendi i lejlekëve dhe lejleku është zogu kombëtar i vendit tonë. Pasi ata rrisin zogjtë e tyre në Lituani, lëvizin drejt jugut përmes të gjithë kontinentit. E gjithë Evropa duhet të jetë mirënjohëse; po tështoheshin gjithë këta lejlekë në vendin tonë, kush do t’ua çonte foshnjat prindërve të rinj evropianë?
Nëse jeni të interesuar për speciet e rrezikuara dhe kafshët e rralla, Lituania ka ende gjedhë të rralla – bizonë të egër evropianë–qëjanë lënë të egër. Në vitin 2010 ishin 60 bizonë që jetonin në gjendje të egër dhe çdo vit tufat e tyre shtohen për të mbushur sërish pyjet tona:
- Numri i përgjithshëm i specieve të bimëve të regjistruara në Lituani është gati 2,000, nga të cilat 16 specie janë zhdukur tashmë;
- Numri i përgjithshëm i gjallesave vertebrore që gjenden në Lituani është mbi 500. Nga këto 70 janëgjitarë, 369 zogj, 100 peshq;
- Numri i përgjithshëm i gjallesave jovertebrore vlerësohet të jetë mbi 200,000. Prej tyre 150,000 janë insekte, rreth 1,200 të familjes së merimangave dhe rreth 170 molusqe;
- Numri i përgjithshëm i specieve të kafshëve dhe bimëve që përmban Libri i Kuq i të Dhënave i Lituanisë(Lietuvos Raudonaja knyga) është768.