Wednesday, April 3, 2013

Me asistencen e Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi Z. Kastiot Haskaj u organizuar me date 24/03/2013 ndeshja miqesore e futbollit ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Litanise.

Friday, March 22, 2013

Ne ambjenete e zyrave te Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi me rastin  e festes kombetare te Lituanise zhvillohet pritja me rastin pjesetare te trupeve dipllomatike ne shqiperi si dhe anetare te komunitetit te biznesit.

HISTORIA DHE VLERAT

Ne jemi krenarë për historinë tonë dhe u tregojmë vazhdimisht mysafirëve tanë të huaj mbi gjërat që na prekin dhe na mbushin shpirtin, na japin forcë dhe na bëjnë të veçantë e të njohur në të gjithë botën.

SHOQËRIA DHE NJERËZIT NË LITUANI

Nëse doni vërtet të njihni Lituaninë duhet që në fillim të njihni njerëzit e saj. Shumica e lituanezëve janë shumë të sinqertë, mikpritës dhe të gjendur dhe, si të tillë, ne presim të njëjtin trajtim edhe nga mysafirët tanë. Lituanezët janë njerëz jetëgjatë kështu që, nëse do të keni mundësinë të flisni me njerëz më të moshuar do të sillni në vendin tuaj shumë histori dhe përvoja interesante.

Gjeografia dhe Klima

Ne ju ftojmë të vizitoni Lituaninë në stinëtë ndryshme të vitit për të parë sa ndryshe duket vendi ynë gjatë vitit. Ne e dimë ç’do të thotë pranverë me diell, verë e nxehtë, vjeshtë e gjatë dhe e ngrohtë dhe dimër i acartë. Ne e dimë edhe si është dielli i nxehtë, shiu i lagësht, era e fortë dhe stuhia e dëborës.

Nëse ju pëlqejnë të kundërtat na vizitoni në Janar e në Korrik – në muajin më të ftohtë dhe atë më të nxehtë të vitit.

Gjeografia

Lituania është një shtet i vogël Evropian në brigjet e Detit Baltik. Me një sipërfaqe prej 65 302 km² i ngjason në madhësi Irlandës. Territori i Lituanisëka një shtrirje Lindje – Perëndim prej 373 km dhe Veri – Jug prej 276 km. Nga qendra e Lituanisë deri në Ekuator janë 6129 kilometra ndërsa nga Poli i Veriut janë 3873 km.

Vendi ynë kufizohet me pesë vende fqinjë. Në Veri Lituania ka 588 km kufi të përbashkët me Letoninë, në Lindje dhe në Jug ndan 660 km kufi me Bjellorusinë. Në Jugperëndim Lituania kufizohet me Poloninë (103 km) dhe me Federatën Ruse (273). Mbi tre të katërtat e kufirit lituanez shtrihen përgjatë lumenjsh e liqenesh. Zona ekonomike e Lituanisënë Detin Baltik (me një shtrire rreth 6400 km²)arrin deri në ujërat suedeze. Ne jemi krenarë për vijën tonë të bukur bregdetare që zgjatet për më shumëse 100 kilometra.

Lituania ka reliev vërtet të rrafshët. Kjo është më e dukshme kur udhëton nga ana lindore në atë perëndimore të vendit, drejt Detit Baltik. Kodra jonë më e lartë është Aukštójo kalnas që ngrihet 293.8 m mbi nivelin e detit. Në Lituani nuk ka male.

Më shumë se gjysma e truallit të Lituanisëështë i përshtatshëm për bujqësi. Më shumë se një e treta e sipërfaqes së vendit është e veshur me pyje.

Lituaninë e quajnë shpesh vendin e lumenjve dhe liqeneve, që mbulojnë rreth 4% të territorit. Numri i përgjithshëm i lumenjve dhe përrenjve është 22200 (lumi më i gjatë – Nemunas) dhe numri i liqeneve është më shumë se 830. Liqeni më i thellëështë Tauragnas (62.5 m i thellë).

Klima

Klima e Lituanisë karakterizohet nga ndryshimet klimaterike stinore, kështu që kur të vini në vendin tonë në stinë të ndryshme, do ta shikoni sa i ndryshëm duket. Ne e dimë ç’do të thotë me të vërtetë pranverë me diell, verë e nxehtë, vjeshtë e gjatë dhe e ngrohtë dhe dimër i acartë.

Dekadat e fundit klima e Lituanisë është ngrohur. Temperatura mesatare vjetore në të gjithë territorin është 6.5 – 7.9° C. Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku (me një temperaturë mesatare rreth 19.7° C dhe temperaturë maksimale mbi 30° C) dhe muaji më i ftohtë është janari (me një temperaturë mesatare rreth -2.9° C ndërsa temperatura më e ulët gjatë ngricave të mëdha mund të bjerë nën -30° C).

Sasi më e madhe e reshjeve shënohet nga prilli në tetor (60-65% e sasisë vjetore të reshjeve). Shirat e rrëmbyeshëm janë të zakonshëm thuajse çdo verëdhe i kalojnë 30 mm në ditë.

Nëse doni të bëni banja dielli gjatë qëndrimit tuaj në Lituani, ju rekomandojmë një udhëtim në bregdet. Bregdeti dhe Laguna Kuroniane kanë sasinë më të madhe të orëve me diell në vit, rreth 1860. Muajt me më shumë diell në Lituani janë nga maji në gusht, muajt me më pak diell janë nga nëntori në janar.

Erërat më të forta fryjnënë periudhën ndërmjet nëntorit dhe janarit (me shpejtësi -6 m/s pranë bregut dhe 3-5 m.s gjetkë), erërat më të dobëta fryjnë në periudhën maj – shtator (4-5 m/s pranë bregut dhe 2-3 m/s gjetkë). Ka raste kur erërat marrin një shpejtësi të rrezikshme, që arrin në mbi 15 m/s. Erëra të tilla fryjnë në bregdet, me një mesatare prej 60 ditësh në vit. Me rritjen e temperaturave ka mundësi të shihen edhe erëra të tipit tornado.