Jeni në Lituani. Ndjeje natyrën e blertë që të rrethon, gjithkund ka livadhe e kodrina. Dëgjoni sesi zogjtë i këndojnë tokës. Pesë parqe kombëtare ju presin. Udhëtoni mes pyjeve të freskët, shikoni monumentet kulturore: kështjellat, varret, kishat e kryqet.
Lumenjtë e liqenet e Lituanisë ju ftojnë t’i eksploroni, komplekset e shumta të pushimit e qendrat e bukurisë janë gati të ndajnë me ju të fshehtat e ujërave minerale. Dëgjoni pëshpërimën e detit, ndjeni grimcat e rërës në gishta teksa rrëshqasin mbi pëllëmbën e dorës. Merrni një gjerdan qelibari, merrni me vete në shtëpi një copë nga Lituania.
E dini se emri Lituani është një mijë vjeçar? Zbuloni historinë dhe artin lituanez. Teatrot, ekspozitat, koncertet, festivalet, të gjitha për argëtimin tuaj. Në Lituani ju mund të dëgjoni muzikën klasike më të shquar në botë, të shihni shfaqje dhe opera të shumta në 30 teatrot e vendit dhe të admironi artin cilësor bashkëkohor.
Ju duhet një vend i mirë për një konferencë, seminar apo takim? Mos kërkoni gjetkë. Agjencitë lituaneze me përvojë të udhëtimit do t’ju ndihmojnëtë gjeni salla konference dhe do të sigurohen që gjithçka të shkojë mirë. Hotelet, kampet e pushimit, shtëpitë e pushimit dhe argëtimit janë gati për qëndrimin tuaj.
Shikojeni Lituaninë. Provoni një fetë bukë të zezë dhe ndjeni thekrën e artë. Lyejeni me mjaltë, vërini sipër një fetë djathë të bardhë dhe shijojeni... Mos harroni të falënderoni ato punëtoret e vogla që gumëzhijnë livadheve. Nëse keni etje, pini një gllënjkë kvas lituanez. Buzëqeshni. Jeni në Lituani.