Lituania është republikë demokratike e pavarur me parlament shumëpartiak. Pushteti legjislativ i shtetit tonë qëndron tek Seima (siç e quajmë ne parlamentin tonë), pushteti ekzekutiv tek qeveria. Politika e jashtme e Lituanisë bëhet nga Presidenti dhe qeveria.
Mandati i Presidentit në vendin tonëështë 5 vjet. Presidenti zgjidhet nga të gjithështetasit e Lituanisëme moshë mbi 18 vjeç. Presidenti nuk mund të zgjidhet për më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Aktualisht vendi ynëudhëhiqet nga kreu i shtatë i shtetit që pas shpalljes së pavarësisëdhe gruaja e parë presidente: Dalia Grybauskaite.
Seimas është emri i parlamentit tonë, organi më i lartë ligjvënës. Seimas është një parlament me një dhomë me 141 anëtarëtë cilët zgjidhen me zgjedhje të drejtpërdrejta e të fshehta për një mandat 4 vjeçar. Sesioni i parë i Seimas pas zgjedhjeve hapet nga anëtari më i moshuar i Seimas.
Qeveria përbëhet nga Kryeministri (aktualisht Algirdas Butkevicius) që e drejton atë dhe një kabinet prej 14 ministrash, organi ekzekutiv i vendit.
Lituania është një republikë shumëpartiake. Partitë më të njohura në Lituani janë Social-Demokratët dhe Bashkimi për Atdheun –Kristian-Demokratët Lituanezë.