Wednesday, April 3, 2013

Me asistencen e Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi Z. Kastiot Haskaj u organizuar me date 24/03/2013 ndeshja miqesore e futbollit ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Litanise.

Friday, March 22, 2013

Ne ambjenete e zyrave te Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi me rastin  e festes kombetare te Lituanise zhvillohet pritja me rastin pjesetare te trupeve dipllomatike ne shqiperi si dhe anetare te komunitetit te biznesit.

HISTORIA DHE VLERAT

Ne jemi krenarë për historinë tonë dhe u tregojmë vazhdimisht mysafirëve tanë të huaj mbi gjërat që na prekin dhe na mbushin shpirtin, na japin forcë dhe na bëjnë të veçantë e të njohur në të gjithë botën.

SHOQËRIA DHE NJERËZIT NË LITUANI

Nëse doni vërtet të njihni Lituaninë duhet që në fillim të njihni njerëzit e saj. Shumica e lituanezëve janë shumë të sinqertë, mikpritës dhe të gjendur dhe, si të tillë, ne presim të njëjtin trajtim edhe nga mysafirët tanë. Lituanezët janë njerëz jetëgjatë kështu që, nëse do të keni mundësinë të flisni me njerëz më të moshuar do të sillni në vendin tuaj shumë histori dhe përvoja interesante.

Gjuha lituaneze

Lituanishtja është gjuha më e vjetër indo-evropiane në përdorim. Ajo përdoret nga vetëm 4 milionë njerëz në të gjithë botën, përfshi edhe fqinjët tanë polakë dhe bjellorusë që jetojnë në kufi me Lituaninë, si edhe komuniteti lituanez në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Argjentinë, Brazil, Britaninë e Madhe, Irlandë, Spanjë, Gjermani, Australi, Letoni dhe Rusi.


Gjuha jonë i përket grupit të gjuhëve baltike. Edhe pse janë tre vende baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, vetëm dy prej tyre flasin gjuhë të grupit të gjuhëve baltike, lituanezët dhe letonezët.

Ne jemi shumë krenarëqë e kemi ruajtur gjuhën tonë, pavarësisht vështirësive të mëdha që ka kaluar. Gjatë kohës së Federatës Lituaneze e Polake ajo iu nënshtrua polonizimit  dhe shtypi në lituanisht (me gërma latine) u ndalua krejtësisht nën shtypjen e Perandorisë Ruse. Ndalimi zgjati për 40 vjet. Por ne ia dolëm mbanë ta ruanim gjuhën tonë duke i shtypur librat tanë jashtë vendit dhe duke i sjellë fshehurazi në Lituani e duke krijuar një rrjet të fshehtë të shkollave lituaneze. Ne e konsiderojmë këtë një fitore thelbësore dhe e quajmë dukurinë e lartpërmendur të kontrabandës së librave një dukuri historike të Lituanisë së shekullit XIX.

Në fakt gjuha jonë nuk është e lehtë për t’u mësuar. Mendohet se ajo është gjuha më konservatore indo-evropiane që përdoret ende, që ruan shumë karakteristika të periudhës së hershme indo-evropiane që gjuhë të tjera indo-evropiane i kanë humbur tanimë(p.sh. gjermanishtja, anglishtja apo frëngjishtja). Ne kemi shumë forma gramatikore, theks të ndryshueshëm, gërmat tona shpesh u duken të panjohura një të huaji: a, e, i, u, e, c, š, ž, u. Gjithsesi, të paktën në një aspekt, gjuha lituaneze është më e thjeshtë se anglishtja apo frëngjishtja: fjalët tona thuajse gjithmonë shqiptohen ashtu si shkruhen.

Kurse të gjuhës lituaneze organizohen në universitete, qendra gjuhësh dhe shkolla.

Për ata që nuk flasin lituanisht por dëshirojnëtë ndjekin arsim në shkollë, organizohen klasa ose grupe të posaçme.
Fakte dhe shifra:

  • Alfabeti lituanez përbëhet nga 32 gërma.
  • Gjuha lituaneze është gjuhë zyrtare e shtetit.
  • Gjuha lituaneze është një nga 23 gjuhët zyrtare të BE.
  • Libri më i vjetër i shtypur në lituanisht që njihet sot është Cathecismus nga Martynas Mažvydas, i vitit 1547në Karaliaucius.
  • Ka 30 qendra të studimeve lituaneze që veprojnë në të gjithë botën. Ato përqendrohen tek kërkimet dhe studimet mbi këtë gjuhë.
  • Që nga viti 2007 Qeveria e Republikës së Lituanisë ka ofruar bursa studimi Kazimieras Buga për të huajt që studiojnë gjuhën lituaneze në universitetet e huaja.