Wednesday, April 3, 2013

Me asistencen e Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi Z. Kastiot Haskaj u organizuar me date 24/03/2013 ndeshja miqesore e futbollit ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Litanise.

Friday, March 22, 2013

Ne ambjenete e zyrave te Konsullit te Nderit te Lituanise ne Shqiperi me rastin  e festes kombetare te Lituanise zhvillohet pritja me rastin pjesetare te trupeve dipllomatike ne shqiperi si dhe anetare te komunitetit te biznesit.

HISTORIA DHE VLERAT

Ne jemi krenarë për historinë tonë dhe u tregojmë vazhdimisht mysafirëve tanë të huaj mbi gjërat që na prekin dhe na mbushin shpirtin, na japin forcë dhe na bëjnë të veçantë e të njohur në të gjithë botën.

SHOQËRIA DHE NJERËZIT NË LITUANI

Nëse doni vërtet të njihni Lituaninë duhet që në fillim të njihni njerëzit e saj. Shumica e lituanezëve janë shumë të sinqertë, mikpritës dhe të gjendur dhe, si të tillë, ne presim të njëjtin trajtim edhe nga mysafirët tanë. Lituanezët janë njerëz jetëgjatë kështu që, nëse do të keni mundësinë të flisni me njerëz më të moshuar do të sillni në vendin tuaj shumë histori dhe përvoja interesante.

Profili i investimeve dhe ai tregtar

Lituania hyri në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2004. Ligjet e Lituanisë tani janë plotësisht të harmonizuara me legjislacionin e BE.

  • Kur është fjala për tregun e punës, Lituania ofron një gërshetim unik të burimeve njerëzore të kualifikuara dhe rrogave relativisht të ulëta.
  • Lituania gjendet në qendër të 3 tregjeve shumë të mëdha.
  • Qeveria e Lituanisëka përcaktuar një objektiv strategjik për t’u arritur nga vendi në vitin 2015: të bëhet Qendra e Shërbimeve e Evropës Perëndimore.
  • Ndryshe nga vendet e tjera Baltike, popullata në Lituani është e shpërndarë në mënyrë mjaft të barabartë dhe ndryshimet në dendësinë e popullsisë janë të vogla.
  • Lituania ka një sistem tërheqës taksash, të karakterizuar nga taksa të ulëta dhe të sheshta.